Ademi: VLEN përfaqësues jolegjitim i shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arbër Ademi nga BDI sot deklaroi se më e rëndësishmja për partinë e tij është gëzimi i legjitimitetit, ndërsa opozitën e quajti humbës e cila pret në derë për të lutur dhe të vajtosh për të qenë pjesë e pushtetit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve ai theksoi se me seriozitet po shqyrtohen ngjarjet politike, ndërsa BDI dhe Fronti Evropian kërkojnë respektim të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektim të demokracisë konsensuale.

“Shohim tendenca që të minohet e gjithë ajo që është arriur nga viti 2001 me Marrëveshjen e Ohrit e deri tash. E shihni edhe në programet e partive politike që dëshirojnë ta bëjnë qeverinë kanë përcaktimi edhe për eliminimin e Badenterit. Këto janë mekanizma për majorizim, kështu që ne me vëmendje i ndjekim ngjarjet politike, dhe në të njëjtën kohë deri te ne si parti politike adresohen kërksat nga intelektualë, akademikë, aktivistë për modele të ndryshme për definim të rendit juridik”, tha Ademi.

Sipas tij, koalicioni VLEN është në situatë të pakëndshme për shkak se si përfaqësues jolegjitim dhe si opsion politik tani lutën dhe vajton të jetë pjesë e Qeverisë.

Advertisement

“Thonë t’i presim zgjedhjet në Bullgari, nuk bisedojmë me Bullgarinë, por me BE-në. Thonë të presim zgjedhjet në BE, dhe më pas z. Taravari tha se duhet t’i presim edhe zgjedhjet në SHBA, që janë në nëntor, kurse administrata e re do të fillojë në vitin 2025 dhe atëherë përfundojnë zgjedhjet në SHBA. Nuk do të më habisë nëse kanë qëndrim se duhet t’i presim zgjedhjet në Gjermani, Francë, Angli, Greqi. Ata nuk kanë fuqi politike, por kjo pritet nga ata”, u shpreh Ademi./Telegrafi/

The post Ademi: VLEN përfaqësues jolegjitim i shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy