MPPS: Punëtorët që janë larguar nga puna kanë të drejtën e 50 përqind të pagës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse ju humbni punën, ju keni të drejtë të merrni 50 përqind të pagës suaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se qytetarët me ndërprerje të marrëdhënieve të punës kanë të drejtë në kompensim monetar në shumën 50 përqind të pagës mesatare neto mujore të punonjësit për 24 muajt e fundit.

Një person i papunë i cili ka qenë i punësuar për të paktën 9 muaj pandërprerë, ose 12 muaj me pushim në 18 muajt e fundit, para përfundimit të punësimit, ka të drejtë në kompensim.

Qytetarët që kanë humbur vendin e punës paraqesin kërkesë në Qendrën e Punësimit në vendin e vendbanimit, brenda 30 ditëve nga dita e përfundimit të punësimit.

Advertisement

Shtesa paguhet sipas viteve të shërbimit.

Informacione të hollësishme mund të gjenden në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit: https://av.gov.mk/paricen-nadomestok.nspx /Telegrafi/

The post MPPS: Punëtorët që janë larguar nga puna kanë të drejtën e 50 përqind të pagës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy