Rusia, valë sulmesh në Ukrainë, goditet infrastruktura energjitike, Polonia aktivizon protokollet e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia, valë sulmesh në Ukrainë, goditet infrastruktura energjitike, Polonia aktivizon protokollet e sigurisë

Rusia ka nisur një valë sulmesh me rraket e dronë këtë të shtunë të cilat kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike në pesë rajone të Ukrainës në jug dhe juglindje të vendit.

Autoritetet kanë njoftuar se janë plagosur 19 persona mes të cilëve edhe fëmijë. Sulmet ruse kanë aktivizuar edhe të gjitha protokollet e nevojshme të Polonisë dhe aleatëve të NATO-s për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të vendit.

Komanda Operative e Forcave të Armatosura ka njoftuar se avionë luftarakë polakë dhe të aleatëve janë ngritur në patrullim.

Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë që prej muajit mars, duke shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe hidrocentraleve. Si pasojë, ka pasur reduktime të energjisë elektrike në sasi rekorde.

Advertisement

Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se rrëzuan 35 raketa dhe 47 dronë rusë.

Zhvillimet e fundit vijnë vetëm dy ditë pasi shtëpia e bardhë i dha leje Ukrainës të përdorë armët amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë, por vetëm për qëllime të kufizuara në rajonin e Harkivit./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy