SPB Tetovë: 63 raste të mosmbajtjes së maskës për mbrojtje nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (10/11.08) për mosmbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej për 63 persona (TE-52 dhe GV-11) janë përgatitur urdhër pagesa kundërvajtëse, në përputhje me nenin 6 të
dekretit përkatës qeveritar.

Gjatë kësaj periudhe, për 72 persona (TE-5 dhe GV-67) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror, kurse janë kryer kontrolle ndaj 618 persona (TE-250 dhe GV-368) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.

The post SPB Tetovë: 63 raste të mosmbajtjes së maskës për mbrojtje nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy