I nxehti ekstrem “pushton” Indinë, 15 të vdekur brenda 24 orëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I nxehti ekstrem “pushton” Indinë, 15 të vdekur brenda 24 orëve

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dje, të enjten, nga i nxehti ekstrem në shtetet lindore Bihar dhe Odisha të Indisë, me temperaturat që arrijnë deri në 52 gradë Celsius!

Miliona banorë po përpiqen të gjejnë freski nën ura dhe në shatërvanë, shkollat ​​janë mbyllur dhe spitalet janë mbushur me njerëz që vuajnë nga goditja e nxehtësisë – nga foshnjat tek të moshuarit.

Autoritetet njoftuan dje vdekjen e 10 personave në spital në rrethin Rourkela të Odishës, ndërsa pesë persona vdiqën në qytetin Aurangabad të shtetit Bihar.

Qeveria e shtetit Odisha i ka ndaluar nëpunësit publikë nga aktivitetet në natyrë nga ora 11:00 deri në 3:00 pasdite, kur temperatura është në nivelin më të lartë.

Advertisement

Tre persona kanë vdekur nga goditja e mundshme e të nxehtit në shtetin Jharkhand, i cili është fqinj i Biharit, sipas mediave lokale.

Temperaturat në Indinë veriperëndimore dhe qendrore pritet të ulen në ditët në vijim, por vala e të nxehtit ka të ngjarë të vazhdojë edhe për dy ditë në pjesën lindore të vendit, sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë.

Temperatura në kryeqytetin indian pritet të arrijë sot në 43° Celsius, ndërsa këtë javë është shënuar vdekja e parë për shkak të vapës ekstreme. Në të njëjtën kohë, Nju Delhi po përballet me mungesë uji.

Ndërkohë, shtetet verilindore të Indisë Manipur dhe Assam u goditën nga shirat e dendur nga cikloni Remal, me shumë zona të përmbytura sot. Shirat e sezonit të musonit kanë prekur shtetin jugor të Keralës dje, të enjten.

Advertisement

Miliarda njerëz në Azi po vuajnë nga nxehtësia ekstreme, një prirje që shkencëtarët thonë se po përkeqësohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy