Pastruan 13.5 mln euro, SPAK njoftim për grupin italo-shqiptar: Kontrolle nga Tirana në Vlorë, hapën 31 restorante në qendër të Firences

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK kanë goditur dy ditë më parë një grup kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Itali.

SPAK përmes një komunilate në platformën X ka dhënë detaje në lidhje me operacionin. Në vendin tonë janë zhvilluar kontrolle në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.

“Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr. 58/2024, për hetimin e një organizate kriminale në kuadër të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë.

Advertisement

Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.

Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pastruan 13.5 mln euro, SPAK njoftim për grupin italo-shqiptar: Kontrolle nga Tirana në Vlorë, hapën 31 restorante në qendër të Firences

Sipas medieve italiane tetë restorantet në qendër të Firences u përdorën për pastrim parash, nga grupi që drejtohej nga shqiptari Eluert Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit, Alessandro Bigi.

Advertisement

Përmes pastrimit të parave grupi riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera. Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica pre tyre në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës me vlerë 13 milionë e gjysmë euro.

Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria konsideroheshin si një lloj baze ku rridhnin paratë e pista. Restorantet Trattoria Giovanni, La Bisteça Osteria Fiorentina, Ponte Veçhio, Bisteçhia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.

Kamami nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin. Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.

Ish-portieri duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy