Nga konflikti i vjetër me Xhensilën, tek aryeja e pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, Kristi flet për rrugëtimin e Robertit: Ky është synimi i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga konflikti i vjetër me Xhensilën, tek aryeja e pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, Kristi flet për rrugëtimin e Robertit: Ky është synimi i tij

Robert Aliaj ka qenë surpriza e këtij edicioni të parë në “Ferma VIP”, ku publiku është gjendur i papërgatitur për hyrjen e tij edhe nga natyra kontroverse e artistit. Mirëpo teksa eksperienca ka nisur nga ndjesia personale dhe ndjesitë për fshatin, duket se Robert Aliaj nuk ka ndenjur “urtë” pasi ka nisur të trazojë jo pak fermerët.

Krist Aliaj, thyen heshtjen dhe komenton lojën e të atit brenda “Ferma VIP” duke ndarë detaje ekskluzive edhe për dëshirën e vetë Robertit për të bërë një këngë me Galën, vajzën e tij.

I ftuar në studion “Vizioni i Pasdites”, Kristi thotë se lidhja që ka Berti me natyrën dhe jetën e fshatit ka qenë arsyeja kryesore pse ai pranoi të bëhej pjesë e kësaj eksperience.

“Momentet më kulminante i kam ndjekur dhe studiuar profesionalisht. Beri është shumë i dhënë pas kopshtit, bahçes, pra jetës së natyrës. Ne kemi një serë të madhe në Belgjikë dhe ai është punëtori i parë aty. Është gjithmonë duke bërë gjëra me këtë botë dhe tha ok do e testoj një herë veten andej dhe ta bëj edhe andej këtë gjë.

Advertisement

Të gjithë janë personazhe të lodhura me ekranet. Jeta e fshatit u ka bërë shumë mirë. Ata janë edhe në fshat edhe në reality”, tha Kristi.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti nëse Roberti ka hyrë me strategji brenda, ai tha: “Jo nuk ka asnjë strategji. I ka dorëzuar armët bërthamore që ka. I ka përdorur shumë pak. Nuk është ai Berti që është në ekran, thumbues dhe kritik për çdo gjë”.

Ndërsa ka komentuar edhe afrimitetin e Florit me Bertin, Kristi ka deklaruar se ata nuk kanë pasur asnjë njohje më parë, ndërsa shtoi se për moshën që ka i ati i tij, është përshtatur shumë mirë me pjesën tjetër të fermerëve.

Jo nuk njihej me Florin por ai është treguar më tolerant me Bertin. Është gjë e rrallë që në ekran të shikosh njerzit në moshën e Bertit në këtë format, se ai po shkon 64 vjeç”, tha Kristi.

Advertisement

Ndërsa raportin e të atit me Baby G ai e ka parë kështu:

Baby është treguar shumë e qetë me Bertin, e shikon atë si prind. Është dinamikë e bukur ajo, Berti me Baby G. Unë mbaj mend një moment që Baby G tha se reagoi shumë fort, ishte momet i bukur ai reflektimi”.

Teksa përsëriti të njëjtën gjë si Berti, Kristi tha se i ati i tij nuk ka hyrë në “Ferma VIP” për të fituar, por për të jetuar rininë e humbur.

Deri më tani nuk kam parë shpirt fitues tek Berti. Ai po lufton për gjëra të tjera. Aty po jeton rininë që e ka humbur. Për këtë është ai, jo për të fituar.

Advertisement

Unë isha dakord që të niste këtë rrugëtim. Këtu mendova se do kënaqet dhe të kalojë një ditë me qeshje. Berti e di mirë jetën e fshatit. Unë jam shumë djalë qyteti dhe doja ta thyeja këtë gjë, por fshati më tremb, më duket e frikshme. Qyteti është toksik nga çdo anë, i shëmtuar, por unë jam mësuar në këtë toksitet”, tha Kristi.

Një bashkëpunim mes Robert Aliajt dhe vajzës së tij Gala duket se është shumë afër.

Gala do përgatisë një gjë dhe mund të ketë një bashkëpunim me Bertin”, shtoi Kristi.

Ndërsa për debatin e vjetër me Xhensila Peren, konflikt i cili ka përfunduar në dyert e gjykatave, Kristi tha:

Advertisement

Ky debat është harruar kohë më parë. Edhe Xhensila e ka harruar dhe nuk besoj se dhe ajo do prapë që ta nxjerrë atë gjë. Askush s’ka interes për debat. Berti fal. Ai më ka faluar mua çdo budallik. Ai nuk e ka përmendur kurrë se çfarë ka ndodhur. Besoj në vazhdim do injorojnë njëri-tjetrin se nuk kanë interes të gricen, se nuk i shtojnë vlera as programit”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy