Rënie e lehtë e numrit të studentëve të diplomuar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në vitin 2023, numri i studentëve të diplomuar është zvogëluar në krahasim me vitin 2022.

Sipas të dhënave të ESHS-së të marra nga raportet e dorëzuara, në vitin 2023 në shkollat ​​dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7422 studentë të nivelit universitar, që është një rënie prej 0,81 për qind krahasuar me vitin 2022.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6043 ose 81,4 për qind janë studentë me kohë të plotë dhe 1379 ose 18,6 për qind studentë me kohë të pjesshme. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 64.8 për qind janë femra të diplomuara.

Tridhjetë e shtatë për qind u diplomuan brenda afatit, dhe 63 për qind pas afatit./Telegrafi/

Advertisement

The post Rënie e lehtë e numrit të studentëve të diplomuar në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy