Dalin pamjet nga aksidenti në Klos, përmbyset furgoni, si paraqitet gjendja e pasagjerëve të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin pamjet nga aksidenti në Klos, përmbyset furgoni, si paraqitet gjendja e pasagjerëve të lënduar

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga aksidenti që ndodhi këtë të martë rreth orës 14:15 në bypass-in e Klosit, ku një furgon doli nga rruga dhe u përmbys.

Nga aksidenti mbetën të lënduar tre pasagjerë dhe shoferi i furgonit, shtetasi A.L 55 vjeç. Për fat të mirë të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Mjekja e e urgjencës pranë qendrës shëndetësore në Klos, Denada Çupa tregon për Vizion Plus se si paraqitet gendja shëndetësore e të lënduarve.

Ajo tha se pasagjerja 55-vjeçare është në gjendje më të rëndë, pasi ka pësuar fraktura. 55-vjeçarja është transportuar te spitali Traumës në Tiranë, ndërsa 3 të lënduarit e tjerë që janë në gjendje më stabile janë transportuar drejt spitalit Universitar të Tiranës.

Advertisement

“Gruaja 55-vjeçare është në gjendje më të rëndë, ajo u transferua te Trauma dhe tre pacientët e tjerë që ishin në gjendje më stabël pasi iu dha ndihma e parë u transferuan për ekzaminime me të hollësishme në spitalin Univeristar të Tiranës”, tha mjekja.

Njoftimi policisë

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Advertisement

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy