Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike ditën e sotme listën me 27 futbollistë me të cilët do të shkojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në finalet e kampionatit europian të futbollit “Euro 2024”.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një kampionat Europian, për herë të parë mori në vitin 2016-të kur u zhvillua në Francë.
Në atë kohë Shqipëria u rendit e treta duke grumbulluar 3 pikë, pasi në ndeshjen e fundit mundi Rumaninë me gol të Armando Sadikut.
Por sa futbollistë i kan rezistuar kohës?
Pesë janë lojtarët që do të jenë sërishy pjesë e listës për të bërë një tjetër europian. Në 2016 pjesë e listës ishin Abrashi (i rikthyer nga Silvinjo), Aliji, Ajeti, Hysaj dhe Etrit Berisha.
Në atë periudhë i vetmi që nuk luajti ishte Naser Aliji, i cili edhe këtë e herë e ka të vështirë për të marrë minuta, për shkak të formës së jashtëzakonshme që ka treguar Mario Mitaj.