SPB Tetovë me kontrolle ndaj motoçiklistëve, gjoba për 18 prej tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend më të madh dhe siguri në trafik, dje (26 maj) në periudhën nga ora 14 deri në ora 21, është kryer kontroll i veprimit për shkeljet që kryejnë shoferët e motoçikletave.

Nga SPB Tetovë thonë se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 18 shkelje (TE-11 dhe GV-7), shumica e të cilave ishin për mos përdorim të helmetës mbrojtëse 13 (TE-8 dhe GV-5), dhe gjithashtu është konfiskuar përkohësisht 1 motor që nuk ishte regjistruar për më shumë se 6 muaj.

“Kundër shoferëve janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj, kurse gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 9 (TE-2 dhe GV-7) shkelje të tjera të trafikut”.

“SPB-Tetovë u bën thirrje shoferëve të motorrëve që ti vazhdojnë në kohë polisat e sigurimit ose regjistrimet, të mos drejtojnë motoçikleta pa kaluar provimin e patent shoferit, sepse çdo aksident trafiku që ndodhi me pjesëmarrjen e një motoçiklete, pasojat përfundimtare në shumicën e rasteve janë serioze dhe kështu do të kontribuojnë në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement

The post SPB Tetovë me kontrolle ndaj motoçiklistëve, gjoba për 18 prej tyre appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy