Biden: Nuk kam ndërmend të dërgoj trupa amerikane në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“I vendosur” të mos dërgoj ushtarë amerikanë në Ukrainë”, deklaroi presidenti amerikan Biden.

Joe Biden përsëriti sot të shtunën  se ai nuk ka ndërmend të dërgojë ushtarë amerikanë në Ukrainë, ndërsa vlerësoi rolin udhëheqës global të luajtur nga Shtetet e Bashkuara.

“Nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë. Jam i vendosur që kjo tëvazhdojë, por ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës”, tha presidenti amerikan.

Presidenti rus Vladimir Putin, të cilin ai e përshkroi si një “tiran brutal”, “ishte i sigurt se NATO do të shpërbëhej” pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, por “përkundrazi, aleanca më e madhe e mbrojtjes në historinë botërore është më e fortë se kurrë, ka thënë Biden.

Advertisement

SHBA ka rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën pas një pauze disamujore për shkak të mosmarrëveshjeve në Kongresin amerikan. Dje, në fakt, Uashingtoni njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake, në vlerën 275 milionë dollarë, për Ukrainën, për ta mbështetur atë në përpjekjen e saj për të zmbrapsur sulmin rus pranë Kharkiv./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy