Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, pasi masat e ajrit që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pas orëve të mesditës. Pas orëve e mesditës vranësirat në relievet malore kryesisht në majat e maleve prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët (pika). Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit ku reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës me intensitet deri mesatar kryesisht në relievet malore në juglindje të territorit, si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore por me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme në formë shtrëngatash afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe për shkak të prezencës së reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.