Akuzohet se ka p*rdhunuar vajzën e tij të mitur, del sot para Gjykatës së Durrësit babai 48-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet se ka p*rdhunuar vajzën e tij të mitur, del sot para Gjykatës së Durrësit babai 48-vjeçar

Sot  del para Gjykatës së Durrësit, 48-vjeçari nga Kavaja i cili akuzohet se ka përdhunuar në mnëyrë të përëritur prej katër vitesh vajzën e tij 15-vjeçare.

Rasti u bë publik për mediat pas kallëzimit që e mitura bëri në polici kundrejt babait të saj Bledar R, i cili ka mohuar kategorikishta akuzat e të bijës.

Para se të denonconte të atin në polici, adoleshentja nxënëse e shkollës 9-vjecare Golem kishte folur me psikologen e kësaj shkolle Edona Kollçaku.

Në deklarimet që morën efektivët e komisariatit të Kavajës, të dy prindërit e vajzës e mohuan që të ketë ndodhur një gjë e tillë. Nëna e vajzës u shpreh  në polici se ajo është e bindur që bashkëshorti i saj, po akuzohet kot.

Advertisement

Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti./vizionplus.tv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy