Taylor Swift pati një incident të vogël me rrobat e saj në skenë.
Gjatë koncertit të saj në Stokholm dhe teksa ishte gati të ulej në piano, këngëtarja është përballur me një problem, të cilin ia ka dalë ta zgjidhë menjëherë.
Swift kishte zgjedhur një fustan blu, i cili u shqep teksa ajo këndonte, duke zbuluar se çfarë mbante veshur poshtë këngëtarja. Ylli kishte veshur sytjena floriri dhe pantallona të shkurtra.
Megjithatë, sapo fustani i saj u hap, Taylor Swift arriti ta “shpëtonte” shpejt duke e lidhur përsëri. Në atë kohë, në fakt, në një video që qarkullon, ajo dëgjohet duke u thënë të pranishmëve: “ Flisni me njëri-tjetrin ”, për t’ua larguar vëmendjen./vizionplus.tv
SHAKE IT OFF: World’s biggest pop star Taylor Swift handles wardrobe malfunction like a pro during concert in Sweden. https://t.co/VfEMI0e9P2 pic.twitter.com/wiHud0xqrJ
— Fox News (@FoxNews) May 23, 2024