A u dekonspirua operacioni i SPAK? Altin Dumani: Prokurorët duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A u dekonspirua operacioni i SPAK? Altin Dumani: Prokurorët duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi

Në seancën dëgjimore te Komisioni i Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve në Komision.

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferi pyeti Dumanin lidhur me megaoperacionin e SPAK të zhvilluar javën e kaluar kundër shtatë grupeve kriminale. Në përgjigjen e tij Dumani se në dijeninë e tij nuk ka asnjë indicie që operacioni të jetë dekonspiruar.

Më tej gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK tha se prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik.

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë të pavarur dhe ndihen të tillë. Këtë pavarësi ia ka garantuar Kuvebndi me ndryshimet kushtetuese të 2017-ës. Në vlerësimin tim, garanton pavarësinë e prokurorëve. Nuk ka vend dhe nuk është e nevojshme inicimi i këtyre gjerave për garantimin e pavarësisë. A ndihen të influencuar nga lufta politike, mediatike?! Unë e thash dhe qëparë që prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik. Sa i takon prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda dhe më parë. Të çosh 4 gjyqtarë për gjykim nuk janë pak. Ne kemi regjistruar, vetëm duke marrë indicie, kemi nuhatur se mund të kemi të bëjmë me raste korruptive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy