Hailie Jade Scott, influencuesja 28-vjeçare, e cila është vajza e reperit Eminem , ka lidhur martesën me Evan McClintock . Scott ndau lajmin e madh në Instagram të hënën, më 20 maj, së bashku me një seri fotosh nga dasma mahnitëse.
28-vjeçarja, e veshur me fustan të bardhë, bust dhe me vello të gjatë deri në dysheme, tha se gjatë ceremonisë e kishte humbur sensin e kohës dhe hapësirës. Ishte e përfshirë.
‘U derdhën shumë lot lumturie, – tha ajo. – U ndie kaq shumë dashuri. Unë dhe Evan jemi mirënjohës për familjarët dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetës sonë si burrë dhe grua.’
AdvertisementView this post on Instagram
A post shared by Hailie Jade (@hailiejade)
Por nuk përfundon me kaq, sipas TMZ, Hailie dhe Eminem (emri i vërtetë Marshall Mathers) shijuan një kërcim baba-bijë gjatë rastit, i cili u mbajt në një vend luksoz në Battle Creek, Michigan.