Ndalohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë në RMV, Nake Georgiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjyqtari nga Gjykata e Lartë, Nake Georgiev, është arrestuar sot për pranim ryshfeti.

“Sot (20.05.2024) gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është ndaluar për shkak të dyshimit për veprën penale “Marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

Gjyqtarit është ndaluar në vendin e ngjarjes gjatë kryerjes së veprës penale. Priten udhëzime të mëtutjeshme nga prokurori publik kompetent”, njoftojnë nga MPB.

Georgiev kandidoi për postin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor vitin e kaluar, por dha dorëheqjen sepse djali i tij u zgjodh gjyqtar.

Advertisement

Dorëheqja erdhi pas argumenteve disaditore në Këshillin Gjyqësor se nuk ishte e ligjshme që ai si anëtar i Këshillit Gjyqësor të zgjidhte djalin e tij për gjyqtar./Telegrafi/

 

The post Ndalohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë në RMV, Nake Georgiev appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy