Eduard Danaj, 50 vjeçari shqiptar i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj në Athinë doli sot para Gjykatës, ku u shfaq i penduar.
Mirëpo mediet greke kanë nxjerrë në dritë të tjera prova tronditëse për vrasjen mizore të 40-vjeçares.
Sipas një mikeje të viktimës, 40-vjeçarja fatkeq vuante nga sjellja obsesive e ish-bashkëshortit prej nëj viti e gjysmë.
Ajo kishte shkuar madje në një psikiatër për të kërkuar ndihmë.
Rreth një vit e gjysmë më parë, 40 -vjeçarja u nda me Eduardin, por ai nuk ndaloi së e përndjekuri dhe vazhdimisht i dilite përballë.
Ajo e kishte denoncuar disa herë dhe denoncimi i fundit ishte bërë më 7 maj dis ditë para se të vritetj.
“Ajo ka punuar dy punë për të siguruar bukën e gojës, edhe vajza e saj ka punuar në furrë buke. Ai i kërkonte para dhe e kërcënonte”, tha për mediet greke një mikeshë e viktimës.
“Ka qenë e mitur kur e takoi, rreth të 17-tave erdhi me të në Greqi. Ajo ishte e re kur lindi Stefaninë (vajzën e saj), ishte 19 vjeçe”, shtoi ajo.
Bëhet e ditur se viktima një muaj më parë është zhvendosur me dy fëmijët e saj në një shtëpi tjetër në Menidi.
Mikesha vijon: Burri i saj ishte i alkoolizuar dhe për një periudhë kohe ishte zhvendosur në Shqipëri. Kur u kthye ishte mirë dhe nuk kishte sjellje të dhunshme, madje i kishte bërë dhuratë vajzës së tij një udhëtim, kishin udhëtuar bashkë jashtë vendit. Pas pak u bë sërish i dhunshëm, Enkelejda kishte shkuar disa herë në polici. Ai u ndalua për pak dhe më pas u la i lirë. Ai po e kërcënonte atë dhe familjen e saj”.
“Enkelejda kishte nisur një lidhje të re dhe ishte mirë. Sapo 50-vjeçari e mori vesh, filloi ta përndiqte dhe ta shqetësonte më shumë ”, shtoi ajo.
50-vjeçari ndodhet në burg
50-vjeçari u shfaq i penduar sot para Gjykatës dhe i kërkoi falje fëmijëve të tij.
Ditën e ngjarjes, ai i kishte zënë pritë Enkelejdës në orën 05:00 të mëngjesit, kur 40-vjeçarja shkonte në punë.
Viktima është goditur 17 herë me thikë në qafë dhe gjoks.
Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai ka paguar për të qëndruar natën dhe më pas ka nisur të endet nëpër zonë, derisa policia e gjeti në ndërtesë nën efektin e alkoolit.
Ndaj tij rëndon akuza “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “armëmbajtje pa leje” dhe “armëmbajtje”.
“Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfeva gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore”, mësohet se ka thënë ai gjatë kërkimit të faljes./vizionplus.tv