Piktori Helidon Haliti tha në studion e “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakajt, se kur mori çmimin më të madh në botë, ai u ndje fajtor.
Sipas artistit “suksesi është një dështim agresiv”. Gjatë intervistës, piktori tha se konkurroi tri herë për tu pranuar në fakultet.
Helidon Haliti: Kjo puna e suksesit është një dështim agresiv. Të shoqërosh suksesin me punë është shumë e vështirë dhe këtë e kam hasur në një moment, kur mora një çmim që ishte më i larti që ka një akuarelist sot në botë dhe kur zbrita në Rinas mendoja se isha fajtor…e vërteta ishte fare thjshet se në atë kohë kisha shumë konkurrencë./vizionplus.tv/
Advertisement