Behar Musaku është babai 82-vjeçar i cili plagosi të bijën e tij Rudina Musaku me armë gjahu pas një konflikti të çastit dhe më pas i dha fund jetës së tij me armën që qëlloi të bijën 40-vjeçare.
Rudina Musaku ndodhet aktualisht në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Vizion Plus raportoi më herët se 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve kishte një javë që ishte kthyer në Lushnjë, në shtëpinë e të atit.
Më parë ajo jetonte e vetme në Tiranë, pasi ishte e divorcuar ndërsa fëmijët e saj jetojnë me babanë e tyre në Berat.
Gazetari Ilmi Saliaj, ka shkuar në lagjen “18 Tetori” ku ndodhi ngjarja për të mësuar më shumë. Baxhanaku i Behar Musakut tha për Vizion Plus se familja Musaku nuk kishin debate dhe se Rudina ishte e divorcuar.
“Goca ishte e divorcuar. Jetonte vetëm në Tiranë. Behar Musakun e kam baxhanak. Nuk kanë pasur probleme”, tha i afermi./vizionplus.tv/