Nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe cilado qeveri e ardhshme duhet ta dijë këtë, thonë shoqatat Evropiane të cilat operojnë në vend. Përbërjes së ardhshme qeveritare ata i sugjerojnë që të bëjë ndryshime për të mos përsëritur ngecjet nga e mandatet e pushteteve të kaluara. Malinka Ristovska-Jordanovska nga Instituti për Politika Evropiane tha se tri janë sfidat e qeverisë së re: lufta kundër korrupsionit, reformat të rrënjësishme në sistemin gjyqësor dhe reformat në administratën publike.
“Kjo do të jetë kyçe për tu bërë ndryshime në skenën politike, pavarësisht cilat parti do të hynë në koalicion. Më vështirë do ta kenë ato parti që kanë bagazh korruptiv, së pari duhet të çlirohen nga ta. Gjithsesi do të jetë shumë e vështirë edhe për subjektet, të cilat e kanë barrë të kaluarën e korruptuar, që tani më e kanë dëshmuar me skandale dhe procese gjyqësore”, tha Malinka Ristovska-Jordanovska, Instituti për Politika Evropiane.
Edhe nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” thonë se korrupsioni është kanceri i shoqërisë sonë. Në këtë kontekst, Ivan Stefanovski, shprehet se luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të varet nga vullneti politik i qeverisë së re.
“Në kontekst të evropianizimit të shoqërisë tonë duhet të mendojmë për vënien e mekanizmave shtesë që do ta parandalonin korrupsionin, megjithatë të punojnë në përforcimin e vullnetit politik për luftën kundër korrupsionit, sepse ajo është primare. Përderisa nuk ka vullnet politik nuk do të kenë vlerë asnjë ligj apo çfarëdo mekanizmi tjetër juridik”, theksoi Ivan Stefanovski, Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink”.
Së fundmi, si nga SHBA ashtu edhe nga BE u shprehën se përkrahjen do ta kenë cila do përbërje e re qeveritare në Maqedoninë e Veriut, e cila do të vazhdoj rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik./Alsat/
The post Nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE-së për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.