Kryeministri sllovak i nënshtrohet sërish operacionit, ende në gjendje të rëndë. Sulmuesi: Doja ta lëndoja, jo ta vrisja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri sllovak i nënshtrohet sërish operacionit, ende në gjendje të rëndë. Sulmuesi: Doja ta lëndoja, jo ta vrisja

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri më 15 maj, i është nënshtruar sërish operacionit.

Kështu tha ministri i Mbrojtjes Robert Kalinák duke mos dhënë më tepër detaje.

“Situata mbetet shumë e rëndë”, shtoi ai.

Operacioni zgjati rreth dy orë.

Advertisement

Fico ndodhet në terapi intensive

“Do të duhen disa ditë përpara se të dimë me siguri se si do të zhvillohet situata,” tha Kalinák.

Ndërsa drejtoresha e spitalit “Banska Bystrica”, Miriam Lapunikova tha se gjendja e tij është shumë e rëndë.

“Gjendja e pacientit është vërtet e rëndë dhe ai është në terapi intensive.”

Advertisement

Sulmuesi: “Doja ta lëndoja, jo ta vrisja”

Juraj Cintula, 71-vjeçari që qëlloi kryeministrin sllovak, i tha policisë se qëllimi i tij ishte “ta lëndonte atë, jo ta vriste”.

Kjo u raportua nga disa media sllovake, të cilat thanë se autori e kishte përgatitur sulmin disa ditë më parë.

Cintula, i cili posedonte armën ligjërisht, përballet me 25 vjet burgim. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy