Gjykata Administrative sot do të shqyrtojë kallëzimet e Frontit Europian kundër KSHZ-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën Administrative për sot janë caktuar shtatë seanca publike, në të cilat duhet të shqyrtohen kallëzimet e koalicionit “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Seanca e parë është caktuar në orën 10:30 dhe e fundit në orën 22:30. Seancat, siç thuhet në faqen zyrtare, duhet të mbahen me një interval kohor prej dy orësh.

Koalicioni “Fronti Evropian” ditëve të kaluara në konferenca për media akuzoi për inxhinieri zgjedhore, gjegjësisht se po tentohet përmes KSHZ-së që t’i hiqet një deri në dy mandate deputetësh./Telegrafi/

The post Gjykata Administrative sot do të shqyrtojë kallëzimet e Frontit Europian kundër KSHZ-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy