Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavçev thotë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Bullgaria disa herë ka deklaruar se është për perspektivën evropiane të vendit, por duhet të bëhen hapa gjatë rrugës, nëse ka një vullnet të tillë Maqedonia që të bëhet anëtare e BE-së, që do të thotë respektimin e marrëveshjeve”, tha Glavçev.
Kryeministri bullgar thotë se vendi i tij nuk do të jetë pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE, nëse respekton marrëveshjet ndërkombëtare.
Kujtojmë se presidenti bullgar Rumen Radev dërgoi një paralajmërim të ashpër për politikanët në Maqedoni.
“Perspektiva evropiane e vendit varet nga zbatimi i rreptë i marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është anëtar, si dhe nga hapat e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022. Korniza e negociatave nuk do të rishikohet”, deklaroi Radev.
The post Glavçev: Bullgaria e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.