Futbolli shqiptar do të japë sot verdiktin e parë të rëndësishëm të sezonit. Kukësi dhe Egnatia do të luajnë finale e Kupës së Shqiperisë, përballje e cila zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin kombëtar në Tiranë.
Dy ekstremet e këtij sezoni në kampionat, përplasen për trofeun e rëndësishëm. Rrogozhinasit që dominuan sezonin e rregullt në kampionat dhe janë pretendente edhe për kampion, përballë Kukësit që u renditet i fundit në kampionat duke zbritur një kategori më poshtë. Verioret eleminuan në mënyrë surprize partizanin dhe Tiranën, e vijnë në këtë finale pa presionin e të qenit favorit, por me synimin për ta fituar këtë kompeticion për herë të tretë në histori.
Egnatia nga ana tjeter shihet favorite dhe synon kupen e dytë radhazi, pasi e fituan edhe vitin e kaluar. /vizionplus.tv