
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Kinën më 16-17 maj, njoftuan sot media shtetërore kineze.
Udhëtimi ka të ngjarë të jetë vizita e parë e Putinit jashtë vendit në mandatin e tij të ri gjashtë-vjeçar, pas zgjedhjes së tij në mars. Hera e fundit që Putin e vizitoi Kinën ishte në tetor 2023.
Lajmin e raportuan edhe media shtetërore ruse, duke cituar Kremlinin.
Sipas Reuters, Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh. /vizionplus.tv
Advertisement