“Vajza ka bërë aksident, duhet të operohet urgjentisht”, si iu “zhvatën” të moshuarit 20 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vajza ka bërë aksident, duhet të operohet urgjentisht”, si iu “zhvatën” të moshuarit 20 mijë euro

GREQI – Një burrë 84-vjeçar në ishullin Tinos e pagoi shtrenjtë “mendjelehtësinë” e tij kur mori një telefonatë nga persona të cilët i thanë se vajza e tij ishte përfshirë në një aksident të rëndë dhe i kërkonin para për një operacion të dyshuar.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur mesditën e së hënës, 13 maj, kur 84-vjeçari ka marrë një telefonatë nga një i panjohur, i cili i ka thënë se vajza e tij është aksidentuar dhe se do t’i duhej një operacion i menjëhershëm, me vlerë 80.000 euro.

I moshuari u trondit nga ajo që po dëgjonte dhe i tha burrit se për momentin mund t’i japë vetëm 10 mijë euro. Autori pranoi dhe tha se do të dërgonte dikë në shtëpinë e 84-vjeçarit për të mbledhur paratë.

Kështu ndodhi. Një i ri me u shfaq jashtë shtëpisë së të moshuarit dhe mori paratë pa thënë asnjë fjalë.

Advertisement

Pas pak mashtruesit e kanë telefonuar sërish 84-vjeçarin dhe i kanë kërkuar edhe 10 mijë euro të tjera. Burri u bind sërish dhe futi në një çantë edhe 10 mijë euro të tjera.

Pas dorëzimit të dytë të parave, burri kontaktoi vajzën e tij dhe kuptoi se ishte një mashtrim. Ai i është drejtuar autoriteteve dhe ka ngritur padi kundër personave të panjohur./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy