Pse nuk i iku Shkodrës? “Nderi i Kombit”, Bujar Qamili përgjigjet me këngë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse nuk i iku Shkodrës? “Nderi i Kombit”, Bujar Qamili përgjigjet me këngë

“Nderi i Kombit”, Bujar Qamili, mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Quo Vadis” ka treguar se pse nuk është larguar kurrë nga vendi i tij i lindjes, Shkodra.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj, nëse ka menduar ndonjëherë që të jetojë në një qytet tjetër, artisti tha se për të Shkodra është gjithçka.

Madje për të treguar më së miri atë që ndjen për vendlindjen e tij, ia mori këngës në studion e Vizion Plus.

Pranvera Borakaj: Si nuk je shkëputuar asnjëherë nga Shkodra?

Advertisement

Bujar Qamili: Mos ma bëj atë pyetje. Edhe kur ma bën pyetjen emocionohem.

Pranvera Borakaj: Nuk e ke menduar asnjëherë?

Ia merr këngës: E bukur Shkodra jeme, të ka fal Zoti mrekulli, ke zënë vend në zemrën teme, si e teta mrekulli…

Pranvera Borakaj: Nuk imagjinon dot asnjë qytet tjetër përveç Shkodrës?

Advertisement

Bujar Qamili: Nuk bëhet fjalë. Për mua Shkodra është gjithçka. Është ai qytet që ka nxjerrë dhjetëra e dhjetëra këngëtarë. Edhe si Bujari, edhe më të mirë se Bujari, me sportista, me artista, aktorë. Shkodra ka shumë Bujarë.

Pranvera Borakaj: Ku është Bujari më bujar?

Bujar Qamili: Bujari më bujar është kur jam me shoqërinë. Nuk kam shoqëri të madhe. E ruaj shoqërinë dhe e kam shumë qejf. Mblidhemi shumë shpesh./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy