
Gordana Siljanovska-Davkova, sot bëri betimin si presidente e vendit në Kuvendin e Maqedonisë, por pa përdorur emrin kushtetues të shtetit. Ky veprim ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili shprehu shqetësimin se mosrespektimi i emrit kushtetues bën të pavlefshëm betimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën të pavlefshëm betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës. Ose përsëritjen e procedurës ose pozitën e presidentit të shtetit duhet ta marrë Jovan Mitrevski (kryetar i Kuvendit), si ushtrues detyre i kryetarit”, tha Lloga.
Kjo deklaratë vjen në solli tension pasi ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut u largua nga salla plenare në shenjë proteste për mosrespektimin e emrit të shtetit. /Telegrafi/
The post Lloga: Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën të pavlefshëm betimin e Siljanovskës appeared first on Telegrafi.