
Java e 36 e kampionatit ANGLEZ u mbyll me një rezultat befasues. Manchester United u turpërua në transfertë nga Kristal Palase, skuadër që e mundi 4 me 0. Humbje e rëndë në shifra, por edhe për klasifikimin, pasi djajtë e kuq nuk e parakaluan dot Njukasellin e vendit të gjashtë, i cili mbetet 2 pikë përpara.
Që në fillim të sfidës u duk vështirësuan e madhe e miqve, vështirësi nga e cila përfitoi ekipi vendas i cili kaloi në avantazh në minutën e 12 me anë të Olize, pas një gjuajtje të bukur në kufijtë e zonës. Pak çaste më vonë ishte po ky lojtar që i shkoi afër golit të dytë, por këtë herë u ndal nga Onana. Reagimi i vetëm i Manchester United iu besua Hojlund, e pak më vonë Kristal Palas do të dyfishonte shifrat me anë të Mateta.
Pjesa e dytë u hap me një mundësi të Entoni, por skuadra e Ten Hag jo vetëm që nuk e rihapi ndeshjen, por u fundos në të 58 nga goli i tretë shënuar përmes Micell. Disfata e rëndë e djajve të kuq u kompletua pas një tjetër goli të Olize me të majtën, goli i dytë i mbrëmjes për të. Mnachester United me 54 pikë ndan tashmë vendin e 7 në klasifikim me Chelsean. /vizionplus.tv