Trump kundër “Tik Tok”: Rrjti social kinez kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump kundër “Tik Tok”: Rrjti social kinez kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump thellon luftën e Washingtonit ndaj Kinës.

Së fundmi ai ka nënshkruar nje urdher ekzekutiv që shënjestron rrjetet sociale TikTok dhe UeChat, dy nga aplikacionet më të përdorura në mbarë botën të lanchuara në Kinë.

Sipas urdhërit pas 45 ditësh do të ndalohen të gjitha transaksionet e kompanive amerikane me pronarët kinezë të TikTok dhe WeChat.

Lëvizja e fundit e Trump vjen në një kohë që marrëdhëniet mes dy vendeve vijojnë të mbeten në kulmin e tensioneve.

Advertisement

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur shqetësimin e tij ndaj sigurisë kombëtare, duke thënë se Tik Tok mund të përdoret për fushatat dezinformuese në dobi të Partisë Komuniste Kineze për qasjen në të dhënat personale të përdoruesve të saj.

“Përhapja në Shtetet e Bashkuara e aplikacioneve të zhvilluara dhe në pronësi të kompanive në Republikën Popullore të Kinës vazhdojnë të kërcënojë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Në këtë kohë, duhet të merren masa për të adresuar kërcënimin që paraqet një aplikacion mobil në veçanti, TikTok “, shkruhet në urdhrin ekzekutiv.

Pesidenti kërcënoi me bllokimin e aksesit të qytetarëve amerikanë në SHBA nëse aksionet nuk i shiten një kompanie amerikane deri në muajin shtator.

Menjëherë Microsoft bëri të ditur nisjen e negociatave për të marrë pronësinë.

Advertisement

Aplikacioni TikTok ka rreth 1 miliardë përdorues në mbarë botën. Pronarët e saj kanë mohuar çdo lidhje me qeverinë e Pekinit, duke këmbëngulur se nuk i përdorin të dhënat e përdoruesve të tyre.

The post Trump kundër “Tik Tok”: Rrjti social kinez kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy