Prej kohësh kompani të ndryshme kanë nisur punën për të ndërtuar avionë supersonikë, me premtimin se udhëtimet e gjata transoqeanike do të kryhen brenda pak orësh. Kësaj nisme duket se i është bashkuar edhe qeveria amerikane, pasi ka arritur një marrëveshje me një kompani private për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.
Kontrata është nënshkruar nga Air Force One dhe firma Hermeus, edhe cila do të punojë për ndërtimin e një avioni të vogël pasagjerësh që një ditë do të mund të zëvendësojnë avionët në flotën presidenciale.
Edhe pse avioni për të cilin po punohet mund të mos nxjerrë në “pension” aeroplanin e presidentit Air Force One, pasi është shumë i vogël, do të mund të përdoret për anëtarë të tjerë të kabinetit, delegacione të Kongresit dhe zyrtarë të tjerë.
Fondi i investimit i quajtur “Air Force” vlen rreth 1,5 milionë dollarë, i cili do të përdoret për vlerrësimin e kapaciteteve të prodhimit të avionëve supersonikë. Në shkurt të këtij viti, kompania Hermeus testoi me sukses prototipin Mach 5, një avion në gjendje që të kryejë për 90 minuta udhëtimin nga Nju Jorku në Londër, udhëtim që normalisht zgjat 7 orë.