LSDM-ja si fituese e zgjedhjeve bën përgatitje dhe bisedime me partitë shqiptare për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka realizuar takime me kryetarët e partive, BDI, ASH dhe AAA dhe me kryesinë e PDSH-së.
Në vijim të këtij procesi me një komunikatë për media LSDM njofton qytetarët se negociatat janë në shkallë serioze.
“LSDM-ja filloi negociata serioze, tërësore me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike të cilët janë pjesë e përbërjes kuvendore, për një mandat të ri katërvjeçar të një shumice të qëndrueshme në Parlament dhe formim të Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejt në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe të drejtësisë. Bisedojmë ekskluzivisht për formimin e Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çdo paragjykimesh etnike apo çfarëdo qoftë nacionalizmi”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.
The post LSDM-ja me njoftim për ecurinë e bisedimeve me partitë për krijimin e qeverisë së re appeared first on Telegrafi.