Profesorët e xhelozuan që u bë drejtor në moshën 24-vjeçare, Zhani Ciko: S’thanë asgjë kur u ndaluan veprat e huaja, por më prenë rrogën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Profesorët e xhelozuan që u bë drejtor në moshën 24-vjeçare, Zhani Ciko: S’thanë asgjë kur u ndaluan veprat e huaja, por më prenë rrogën

Ishte vetëm 24 vjeç kur u emërua Drejtor Atrtistik i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, në vitet 1970, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1973 kur iu ndalua dalja në skenë nga regjimi diktatorial i kohës dhe u dërgua për të punuar si mësues i thjeshtë muzike në Patos.

Zhani Ciko, i ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, tregon se si e kanë xhelozuar profesorët e mëdhenj të muzikës. Xhelozia arriti deri në atë pikë sa i prenë edhe rrogën.

Zhani Ciko: Profesorë të mëdhenj të muzikës, që ishin më të mëdhenj se unë dhe që u xhelozuan shumë, se si ky djalë i ri po merr frenat e muzikës, këta nuk thanë asnjë fjalë kur u hoqën veprat e huaja. Thanë “ne e kemi bërë karrierën tonë”. Kurse ne që kishim energji të reja, që nuk më hynte në sy karriera përpara asaj që doja të mbërrinte në Shqipëri. Këtu ka qenë dhe ndikimi i familjes time patjetër. Jam habitur dhe më pas kur u kthyem në Liceun Artistik, ku ne bëmë një Ansambël që ishte orkestra më e mirë e Evropës e të rinjve…e gjitha kjo ishte një ambicie e madhe që nuk e di nga na erdhi. Mbase për të realizuar atë që ne në një moment nuk e realizum. Kjo ka qenë po ashtu me orkestrën e radios. Ndërkohë që unë isha me orkestrën e radios, orkestra arriti të ftohet në Itali, në sallën kryesore koncertore të Romës dhe aty koncerti të prezantohej nga Bruno Vespa nën patronazhin e Nënë Terezës.

Pranvera Borakaj: Po kur ktheheshit në Shqipëri pastaj?

Advertisement

Zhani Ciko: Shtoheshin xhelozitë. Kaq e madhe ishte xhelozia sa më prenë dhe rrogën. Xhelozia e njerëzve është…por njeriu duhet të jetë i fortë. Nuk është se e mira nuk triumfon./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy