Një tjetër skuadër e madhe italiane përfundon në pronësinë e miliardereve amerikanë.
Bëhet fjalë për Romën, klub që kaloi për 591 milionë euro nga James Pallato një sipermarrës italo-amerikan tek Dan Friedkin një amerikan i fuqishëm financiarisht.
James Pallota e pati pronësinë e klubit verdhekuq për 9 vjet dhe vendosi tëe kërkoje bleres në fillim të këtij viti kur kuptoi që borxhet e Romës po shkonin drejt minusit 300 milionë euro.
Marrja në pronësi ligjerisht e klubit Italian nga The Friedkin Group, Inc. pritet të kryhet deri në fund të muajit gusht, por marrëveshja tashmë është zyrtare.
Pronari i ri amerikan i kryeqytetasve do të ketë 86.6% të aksioneve dhe ka të drejtë të bleje edhe pjesën tjetër.
Ndërrimi i pronësisë vjen në ditën kur Roma do të luajë kundër Seviljes në një ndeshje të vetme që vlen cerekfinalet e Uefa Europa League.
The post Klubi i madh italian ndërron pronësi, e blejnë amerikanët për 591 milionë euro appeared first on Vizion Plus.