CIVIL: Enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

CIVIL që ka monitoruar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ditën e zgjedhjeve e vlerësojnë të qetë me dalje të madhe të votuesve por edhe me disa parregullsi.

Sipas kësaj organizate, enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar”. CIVIL ka vërejtur edhe thyerje të heshtjes zgjedhore nga ana e funksionarëve partiakë

“Thyerja e heshtjes zgjedhore është vërejtur edhe më shumë në rrjetet sociale, nga ana e funksionarëve partiakë të më shumë partive. Disa nga porositë në rrjetet sociale ishin të dykuptimta, por gjithsesi sipas CIVIL, mënyra se si janë sjellë një pjesë e politikanëve dhe ndjekësit e tyre në rrjetet sociale paraqet shkelje të heshtjes zgjedhore. Aparati për gjurmët e gishtërinjve “fingerprinti” jo gjithherë ka funksionuar, por larg asaj për një situatë serioze”, thonë nga CIVIL.

The post CIVIL: Enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy