Izraeli “po ecën përpara” me sulmin ndaj Hamasit në Rafah, i vetmi qytet i Rripit të Gazës që ende nuk është sulmuar nga forcat tokësore.
Një përfaqësues i qeverisë tha se po punojnë për t’u siguruar që palestinezët atje të mos dëmtohen.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i tha Reuters sot se ushtria izraelite ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të kapur Rafah dhe mund të fillojë operacionin sapo të marrë miratimin e qeverisë.
Popullsisë së Rafahut, e cila është afër kufirit me Egjiptin, i janë bashkuar më shumë se një milion palestinezë që u larguan nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës gjatë luftës më shumë se gjashtë mujore në enklavën palestineze.
Fati i tyre po shkakton shqetësim midis fuqive perëndimore dhe Kajros, i cili ka përjashtuar çdo fluks refugjatësh në Sinai të Egjiptit.
Izraeli, i cili është nën presion për shkak të ndikimit humanitar të luftës, është zotuar të marrë masa për të garantuar sigurinë e civilëve të Rafahut./vizionplus.tv