Gjyqi ndaj Donald Trump, çfarë deklaroi dëshmitari i parë në seancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyqi ndaj Donald Trump, çfarë deklaroi dëshmitari i parë në seancë

Gjyqi penal që po zhvillohet ndaj ish presidentit Donald Trump është kthyer në qendër të vëmendjes së amerikanëve por edhe përtej kontinentit.

Kjo për shkak se është gjyqi i parë penal ndaj një ish presidenti amerikan dhe për shkak të kohës që po zhvillohet, në kulmin e fushatës të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Dëshmitari i parë David Pecker, një ish-bashkëpunëtor i Trump pranoi në gjykatën e Manhatanit se me dakordimin e Donald Trump dhe ish-avokatin tij Michael Cohen gjithashtu ish-bashkëpunëtor, ndihmoi fushatën duke eleminuar historitë që mund të kishin ndikim negativ.

Ai dëshmoi të paktën për dy histori seksuale, të sjelljeve të pahijshme të Trump të cilave iu bleu ekskluzivitetin dhe nuk i publikoi kurrë për të ruajtur reputacionin e ish presidentit.

Advertisement

Ish kreu in shtëpisë së bardhë akuzohet për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2016 dhe për fshehje dhe falsifikim të faturave për pagesat që ka bërë për të blerë heshtjen në të dyja historitë,

Trump ka mohuar të ketë patur takime me aktoren e filmave për të rritur Stormi Daniles dhe modelen e playboy Karen McDougal ndërsa avokatët e tij argumentojnë se ai nuk ka kryer asnjë krim dhe ka vepruar vetëm për të ruajtur reputacionin e tij. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy