“E neveritshme”/ Nëna gjen maskë kirurgjikale brenda ushqimit të vajzës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E neveritshme”/ Nëna gjen maskë kirurgjikale brenda ushqimit të vajzës

Një vajzë gjashtë-vjeçare gati u mbyt me ushqimin e saj pasi e ëma gjeti një maskë kirurgjikale blu brenda. Maddie po hante e lumtur vaktin e saj të blerë nga nëna e saj, Laura Arber, 32 vjeç, në Eldershot, Hampshire.

Por me nxitim nëna nxori nga goja e vajzës ushqimin se brenda tij pa një maskë që po përdoret masivisht për t’i bërë ballë virusit.

Advertisement

“Mu desh t’i fusja gishtin në gojë për të nxjerrë ushqimin dhe më pas nxora edhe maskën blu. E neveritshme! Ishte një maskë, ishte e pjekur me ushqimin, ishte bërë si çamçakëz. Nëse nuk do të kisha qenë me vajzën në atë moment, nuk e di çfarë do të kishte ndodhur.”

Nëna e katër fëmijëve shkoi menjëherë në pikën “McDonald” për të folur me menaxherin dhe për t’i treguar për episodin. Ajo tha se nuk do të blejë më kurrë produkte nga kjo kompani.

Advertisement

Ndërsa përfaqësuesit e “McDonald”, duke pretenduar për standarde rigoroze dhe cilësi, thanë se ka nisur një hetim për çështjen. Ata i kërkuan falje klientit në fjalë.

The post “E neveritshme”/ Nëna gjen maskë kirurgjikale brenda ushqimit të vajzës appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy