Gjithçka që duhet të dini për ngrirjen e qafës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjithçka që duhet të dini për ngrirjen e qafës

Qafa përbëhet nga muskuj, tendina, ligament dhe kocka.

Të gjitha këto bashkëpunojnë për të mbështetur kokën dhe lehtësuar lëvizjen e saj në drejtime të ndryshme. Ka raste kur lëvizjet e tepërta të qafës apo lëndimi i saj mund të shkaktojë ngurtësim të saj dhe dhimbje. Në disa raste qafa kthehet në gjendjen e mëparshme falë trajtimeve në kushtet e shtëpisë.

Ka raste të tjera kur ngurtësimi i qafës kërkon një trajtim më specifik mjekësor.

Shkaktarët më të zakonshëm të ngurtësimit të qafës janë:

Advertisement

Tërheqjet muskulare dhe ndrydhjet
Këto ndodhin kur njeriu fle në një pozicion jo të mirë, qëndron ulur për një kohë të gjatë, fikson vështrimin në një objekt të caktuar për shumë kohë, për shembull puna me kompjuter, ose rrëzohet apo stresohet. Stresi mund të shkaktojë tension të lartë muskular.

Artriti
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, artriti mund të prekë edhe zonën e qafës, dhimbjet e së cilës lehtësohen kur njeriu qëndron shtrirë. Dhimbja përkeqësohet kur njeriu qëndron në një pozicion të caktuar për shumë kohë. Simptomat më të përhapura janë: dhimbjet e kokës, mpirje të gjymtyrëve dhe vështirësi në ecje.

Trajtimet kundër ngurtësimit të qafës
Kur bëhet fjala për lëndime të lehta, ekspertët rekomandojnë vendosjen e kompresave me akull në zonën e qafës. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ky trajtim është efikas brenda 48 orëve të para të lëndimit. Kompresat duhen mbajtur për 20 minuta dhe më pas duhet të bëni 30 minuta pushim. Kompresat duhen mbështjellë me një napë ose peshqir.

Kompresat e ngrohta
Në disa raste, ju mund të alternoni kompresat e ngrohta dhe të ftohta për të qetësuar muskujt e tensionuar dhe për të lehtësuar dhimbjen.

Advertisement

Medikamentet
Barnat kundër dhimbjeve zbusin enjtjen e zonës së qafës dhe largojnë dhimbjen. Medikamente të tilla duhet të merren me këshillimin e mjekut.

Shtendosja
Ekspertët rekomandojnë lëvizjen e ngadaltë të qafës nga njëra anë në tjetrën. Përveç tyre, mund të lëvizni shpatullat në mënyrë rrethore.

Kujdes me jastëkun
Dysheku i fortë ose jastëku i gabuar mund të jenë shkaktarë të ngurtësimit të qafës. Njerëzit që flenë anash kanë nevojë për një jastëk më të fortë dhe më të madh. Njerëzit që flenë në shpinë duhet të kenë një jastëk më të sheshtë. Nëse problemi zgjat për disa ditë dhe shoqërohet me temperaturë, dhimbje koke apo acarim të nervave, atëherë shkoni tek mjeku./Living.al/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy