![Prapaskenat epike të “Borxhliut”, Cekja flet për skenën e krevatit me aktoren Hajrie Rondo](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/cekja-7-714x400.png)
Cekja i Beratit, një nga aktorët dhe komedianët ikonë në Shqipëri, ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, momente pikante nga xhirimet e telekomedive.
Ai ka rrëfyer një nga momentet pikante që i ka ndodhur në shesh xhirim me aktoren Hajrie Rondo gjatë telekomedisë “Borxhliu”.
Cekja tregoi se Hajria e kishte problem që të shtrihej me të në krevat dopio gjatë xhirimit të telekomedisë, dhe pas asaj skene nuk u xhirua për dy ditë.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Qeshnit shumë ndërsa xhironit?
Cekja: Po, jashtë mase. Ka qenë një moment i vështirë me Hajrin kur kemi xhiruar “Borxhliun” ku jemi në krevat dopio. Thotë Hajria e kam të vështirë të fle në një krevat dopio me një burrë tjetër, dhe i themi ne je në film nuk jemi në jetë. Mirëpo ajo e kishte në natyrën e saj. Njëherë dy herë, pastaj më vinte mua. Vjen momenti i krevatit, dhe mua mu fiksua, dhe thashë po kjo çfarë bën sikur unë do ta ngacmoja, dhe e prek me këmbë dhe ajo fillon bërtet, aty filluam të qeshnim, dhe dy ditë nuk xhiruam pastaj.