Specialistët privatë në Maqedoni paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Specialistët privatë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga e hëna. Në njoftimin e sotëm ata shprehen se pavarësisht protestës së specialistëve privatë më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

“Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ai na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, më 3 dhe 9 prill janë mbajtur dy seanca të Qeverisë, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre”, thuhet në njoftim.

Prandaj, siç thuhet në njoftimin e dërguar në emër të specialistëve privatë në universitetet e shkencave mjekësore “Kiril dhe Metodi” dhe “Goce Dellçev” – Shtip, janë të detyruar të ndërmarrin hapin tjetër, t’i bashkohen grevës së përgjithshme nga 15 prilli.

Njoftohet se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Telegrafi/

Advertisement

The post Specialistët privatë në Maqedoni paralajmërojnë grevë të përgjithshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy