Shërbimi i “Karrotrecit” i NP Parkingjet e Komunës Qendër gjatë javës së kaluar nga sipërfaqet publike në komunë ka ngritur 129 automjete.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm” Karrotrec” nga NPKQ janë larguar 61 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “bllokues” janë sanksionuar 68 automjete të cilat janë hasur në zona rezidente në sektorin në të cilin kanë qenë të parkuara.
NP PKQ dhe Komuna Qendër apelojnë qytetarët t’u përmbahen dispozitave të parapara dhe rregullave për siguri në komunikacion me qëllim që të ruhet siguria edhe e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe të zgjidhet probleme me parkimet jo të të rregullta në parkingjet rezidente dhe komerciale dhe rrugët në territorin e komunës.
The post Shkup, për një javë janë larguar 129 makina të parkuara në mënyrë jo të rregullt appeared first on Telegrafi.