MPB: Po përcaktohen shkaqet e zjarrit nën Kalanë e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu dje nën Kalenë e Shkupit, në të cilin u dogjën pesë vetura të pasagjerëve dhe nuk pati të lënduar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur sot se është kryer inspektim pas zjarrit që ka rënë në rrugën “Lazar Liçenovski”, në parkingun e egër pranë ish poligonit të testimit, ku digjej bari i thatë.

Zjarri në SPB Shkup është raportuar dje në ora 13:25, ndërsa është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Shkupit.

“Nga zjarri janë djegur plotësisht pesë vetura të pasagjerëve me targa të Shkupit: “Seat Leon” në pronësi të B.A.(32) nga Shkupi, “Mercedes” në pronësi të M.G.(41) nga Shkupi, “Seat Leon” në pronësi të M.T. (19) nga vendbanimi Ilinden, Shkup, “Toyota”-në pronësi të A.T.(28) nga Shkupi dhe “Reno” në pronësi të B.B.(42) nga Shkupi. Nga zjarri është djegur pjesërisht edhe automjeti udhëtar Hyundai me targa të Shkupit në pronësi të A.A.(39) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Siç informoi dje komandanti i Brigadës për mbrojtje nga zjarri të qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë katër makina zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës.

Tomevski tha për AIM-n se me ndërhyrjen e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

The post MPB: Po përcaktohen shkaqet e zjarrit nën Kalanë e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy