
Fatmir Pjetri, i dënuar si anëtar i bandës së babagjysheve është futur në regjimin e posaccme 41 biss
Ai është dënuar me 30 vite burg për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, grup i strukturuar krimin dhe kryerja e veprave penale nga organizata e kriminale dhe grupi i strukturar kriminal
Kërkesa është bërë nga SPAK dhe është miratuar nga Ministria e Drejtesisë
Pjeti do t’i nënshtrohet regjimit të egër për 1 vit
Pjetri po ashtu është një nga personat që tentoi të arratisej me Arbër Ccekajn nga paraburgimi 313, rreth 2 vite më parë, me çengel dhe çarçafë të bërë si litarë.
Pjetri është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.
Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash./vizionplus.tv