![Anija e mallrave përplaset me anijen e peshkimit në Kinë, tetë të zhdukur](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/Screenshot_8-2-715x400.png)
Tetë persona janë zhdukur pasi një anije mallrash u përplas me një anije peshkimi pranë ishullit Hainan në Kinën jugore të martën në mëngjes.
Sipas mediave shtetërore të Kinës, anija me kontejnerë me flamur panamez SITC Danang u përplas me anijen e peshkimit në orën 00:15 me kohën lokale, sipas televizionit shtetëror kinez CCTV.
Përplasja bëri që varka e peshkimit të fundoset. Për pasojë tetë personat qe ndodheshin në anijen e peshkimit ranë në det dhe u zhdukën. Ekipet shpëtuese po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 8 të shdukurve.
Të paktën 21 varka dhe pesë avionë janë përfshirë në përpjekjet për gjetjen e marinarëve. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes. /vizionplus.tv/
Advertisement