“Nuk ka rëndësi veshja”, Gloria diskuton me Dijonisin: Vajzat janë gjithmonë të paragjykuara dhe të shtypura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk ka rëndësi veshja”, Gloria diskuton me Dijonisin: Vajzat janë gjithmonë të paragjykuara dhe të shtypura

Gjatë mbrëmjes së spektaklit ndodhi një debat mes fermerëve të tjerë dhe Dijonisit, i cili tha se nuk do që gruaja e tij të vishet me “bark jashtë”.

Kjo deklaratë solli reagime të ndryshme dhe mes opionistëve, ndërsa nga ana tjetër Gloria u shpreh se është viti 2024 dhe vajzat ende paragjykohen për veshjen e tyre.

Nisur nga ky konflikt, Dijonisi dhe Gloria, duke shëtitur me njëri-tjetrin, kanë sqaruar debatet mes tyre, ku dhe kanë folur më shumë rreth mentalitetit në Shqipëri.

Teksa po bisedonin Gloria është shprehur se nuk dëshiron të jetojë këtu, pasi vajzat gjithmonë gjykohen, nuk trajtohen mirë dhe gjithmonë janë shtypur.

Advertisement

Pjesë nga biseda:

Gloria: Femra këtu paragjykohet, trajtohet keq dhe gjithmonë shkelet.

Dijonisi: Po pse gjykohen?

Gloria: Ka shumë arsye, meshkujt janë shumë të frustuar.

Advertisement

Dijonisi: Mënyra si shfaqen në rrjetet sociale.

Gloria: Ska lidhje, janë shumë të frustuar, edhe ti me këtë popullin e dashur që do ti, nëse nuk do të ishte ky mentalitet dhe ti femrën tënde nuk do e kishe problem të dalë me bark jashtë, kur e di që është 100% besnike. Ti e ke këtë, pikërisht, nga ky popull këtu.

Dijonisi: Ajo tani ende mund të dalë me bark, ama kur të jetë me mua nuk dua.

Gloria: Ti edhe dy ide që i ke, i ke sepse jeton dhe këtu. Të jesh atje ku askujt nuk i intereson për barkun dhe gishtat e tu nuk do i kesh këto ide.

Advertisement

Dijonisi: Po as këtu nuk i intereson.

Gloria: E ke gabim, këtu dhe kur e ke femrën përkrah të ngacmon dhe ta kesh fustanin deri në fyt.

Dijonisi: S’ka lidhje.

Gloria: Femra këtu ngacmohet, në çdo moment.

Advertisement

Dijonisi: Po të vishet serioze dhe pa barkun jashtë, nuk e ngacmon njeri.

Gloria: Jam femër vetë dhe e di që ngacmojnë.

Dijonisi: Jo nuk ngacmojnë.

Gloria: Po ngacmojnë për hiçgjë.

Advertisement

Dijonisi: Po mirë dhe e ngacmojnë.

Gloria: E sheh që dolëm po aty ku dola unë, nuk ka rëndësi veshja, të gjithë ngacmojnë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy