SHBA-të e urojnë Maqedoninë e Veriut për festën e Ilindenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SHBA-ja ia uroi 117 vjetorin e festës Ilinden Maqedonisë së Veriut me një porosi në Twitter të dërguar nga Ambasada në Shkup.

“Iu bashkëngjita presidentit Pendarovski që të shënojë themelimin e shtetit modern maqedonas”, shkroi mbrëmë ambasadorja Kate Marie Byrnes.

Nga Shtëpia e Bardhë nuk kishte urim zyrtar me rastin e festës më të rëndësishme maqedonase, prej ku në pyetjen e gazetarëve të Departamentit të Shtetit, u përgjigj ambasadorja Bërnz.

Nga zyrtarët e lartë amerikanë, vetëm Xho Bajden, ish nënpresident, mbrëmë dërgoi deri te vendi ynë urime të përzemërta me rastin e festës.

Advertisement

Në nivel lokal, kryetari republikan i Kajoga Folls në Ohajo, Don Uollters, ia uroi Ilindenin bashkësisë maqedonase të këtij qyteti.

“Përderisa miqtë tanë maqedonas-amerikan e festojnë këtë festë të rëndësishme edhe në emër të të gjithë qytetarëve, dërgojmë vullnet të mirë dhe miqësi për bashkësinë, përderisa e pranojmë vlerën të cilën maqedonasit amerikanë e sollën në këtë qytet dhe shtet”, deklaroi ai.

The post SHBA-të e urojnë Maqedoninë e Veriut për festën e Ilindenit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy