Qëllohet me armë 27-vjeçari në Greqi, arrestohen dy shqiptarë dhe dy grekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qëllohet me armë 27-vjeçari në Greqi, arrestohen dy shqiptarë dhe dy grekë

Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në KTEL Kifisos. Sipas medieve greke, i riu ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të fundit, 27-vjeçari kurd është qëlluar me armë zjarri pak pas orës 21:00, teksa ishte ulur me dy persona të tjerë në një dyqan në zonën e KTEL-it.

Ai është transportuar menjëherë me autoambulancën e EKAV-së në Spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet me dëmtime në krah dhe në brinjë.

Policia arrestoi katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, të cilët u lanë të lirë pak më vonë.

Advertisement

Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy